E rëndë në Kukës| Regjistroi të miturën inekzistente, më pas e shpalli të vdekur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E rëndë në Kukës| Regjistroi të miturën inekzistente, më pas e shpalli të vdekur

    Insajderi
    28 June 2023 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 57-vjeçar në Kukës është arrestuar pasi ka regjistruar 21 vite më parë një të mitur që nuk ekzistonte si vajzën e tij dhe më pas falsifikoi sërish dokumente në vitin 2021 për ta shpallur të vdekur fëmijën.

    Nga veprimet hetimore rezulton se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprimtari kriminale, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës.

    Një mjek dhe administratori i një agjencie funerale janë nën hetim për shpërdorim të detyrës.

    Njoftimi i policisë:

    Nga provat e siguruara dyshohet se për të përfituar pension më të lartë bazuar në ligjin e kohës, shtetasi Xh. S. ka falsifikuar dokumente, 21 vjet më parë, dhe ka regjistruar brenda trungut të tij familjar (si të bijën), identitetin e një shtetaseje të mitur e cila nuk ekzistonte. Gjithashtu, në vitin 2021, 57-vjeçari ka falsifikuar skedën për vdekjen e kësaj shtetaseje, me qëllim çregjistrimin nga regjistri i Gjendjes Civile.

    Për shtetasit A. E. dhe A. E. vijojnë hetimet, me qëllim provimin nëse këta shtetas kanë qenë apo jo të implikuar në nxjerrjen e dokumenteve false që ka përdorur shtetasi Xh. S.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark