E rëndë në Selanik, babë e bir gjenden të vdekur brenda banesës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    E rëndë në Selanik, babë e bir gjenden të vdekur brenda banesës

    Insajderi
    28 January 2024 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku dy persona, babë e bir janë gjetur të vdekur në banesën e tyre. Të dy u gjetën krah për krah ndërsa sipas autoriteteve greke besohet se kanë ndërruar jetë më 6 janar.

    Gjithçka u zbulua mesditën e së dielës, kur një qiramarrës i pallatit në rrugën Olymbou telefonoi autoritetet duke raportuar se kishte kohë pa i parë dy personat në fjalë dhe se nga banesa e tyre ndihej një aromë e pakëndshme.

    Punonjësit e policisë konstatuan të vdekur të moshuarin dhe djalin e tij, ndërsa pas hetimeve dhe kqyrjes makroskopike të mjekut nuk ka rezultuar asnjë gjurmë se vdekja e tyre mund të jetë vrasje.


    Informacionet thonë se i pari ka ndërruar jetë djali, i cili ka qenë invalid, ndërsa babai e ka mbajtur pranë dhe besohet se ka vdekur nga uria.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark