E rëndë në SHBA/ 3-vjeçari qëllon veten me armën e nënës së tij police – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    E rëndë në SHBA/ 3-vjeçari qëllon veten me armën e nënës së tij police

    Insajderi
    01 May 2024 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 3-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht me armë veten. Ngjarja ka ndodhur në Florida, ku i mituri ka qëlluar veten me armën e nënës së tij, e cila punon si efektive policie.

    3-vjeçari u plagos në këmbë dhe sapo ndodhi ngjarja, nëna e tij njoftoi ambulancën dhe policinë. Ai u transportua në spital, teksa tashmë raportohet se është në gjendje të qëndrueshme.

    Nëna e djalit, e identifikuar si Stephanie Jerez, është akuzuar për neglizhencë të fëmijës me lëndim të madh trupor. Arma e saj ishte në pronësi personale dhe jo një armë zjarri që ajo përdorte për punë, sipas policisë.

    Policja është arrestuar nga Departamenti i Policisë Homestead dhe është pezulluar nga detyra derisa të përfundojnë hetimet. Ajo është urdhëruar të mos blejë, përdorë, posedojë ose mbajë armë zjarri ose municione, përveç rasteve kur ka lidhje me punën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark