E rëndë në Tiranë! Babai vret të birin! – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    E rëndë në Tiranë! Babai vret të birin!

    Insajderi
    02 February 2025 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në zonën e Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”. Sipas policisë, autori, Hekuran Gjoni, 74 vjeç, ka goditur me thikë të birin, Asim Gjoni, 37 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, Asim Gjoni ka ndërruar jetë në spital.

    Dyshohet se gjatë konfliktit mes autorit dhe viktimës, të dy kanë qenë të dehur.

    Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autorin në Komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark