E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i policisë qëllon veten me armë në banesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i policisë qëllon veten me armë në banesë

    Insajderi
    19 February 2025 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë të mërkurë rreth orës 11:00, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

    Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ku shtetasi Genci Aliaj, 48-vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij.

    Dyshohet se punonjësi i burgut 313, është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë.

    Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

    Njoftimi i policisë:

    “Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48-vjeç, punonjës policie i burgjeve.

    Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave për të dy rastet”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark