×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë/ Nëna mësoi në market se i vranë djalin

    Insajderi
    13 November 2021 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë dal të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme në Tiranë. Mësohet se mamaja e 32-vjeçarit Erigers Mihasi e ka mësuar në një market dhe ka bërtitur e më pas i ka rënë të fikës. Mihasi ishte baba i 3 fëmijëve.

    Eriges Mihasi ka një CV të pasur kriminale. Ishte i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i sulmit me armë ndaj kompleksit “Eiffel”. Ishte liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços.

    Ai ishte mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish- policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi është shok i Ervis Martinajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark