Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare gjatë trajtimit për gripin sezonal, shkruan Insajderi.
Sipas informacioneve të Sinjalit, viktima ka qenë duke marrë infuzion kur papritur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.
Familjarët e viktimës kanë deklaruar se ai nuk ka pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor, përveç gripit.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit, rasti është regjistruar si “Hetim i vdekjes”.