Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti në Itali.
Mediat e vendit fqinj raportojnë se viktima është identifikuar si Matteo Skënderi.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Riminit, ku 19-vjeçari, i cili drejtonte një automjet tip “Opel Corsa”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të mirëmbajtjes së aksit rrugor.
I riu shqiptar ka gjetur vdekjen, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre punonjësit. Ata janë dërguar me urgjencë në spital me plagë të rënda.
Policia italiane është duke punuar për të gjetur shkaqet e aksidentit.