
Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Mitrovicës.
Aksidenti ishte mes një veture, motoçiklete dhe kamioni.
Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi, shihet se në vendin e ngjarjes ndodhen Policia dhe se duket një trup i mbuluar në rrugë.
Nga informacionet e para, raportohet se motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosoves.
“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.
Në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka thënë Zahiti