Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka rrahur gruan e tij në hyrje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se gjersa ishte tek hyrja e QKUK-së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, lajmëron raporti i policisë.