Rom Lev Sade dhe Tal Koresh këtë të premten kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.
Dyshja u panë të hipur në tanke pranë kufirit me Libanin pasi fillimisht u desh të shtynin ceremoninë pas inkursionit të Hamasit.
Ishte hera e dytë që çifti duhej të riplanifikonte dasmën, e cila do të mbahej javën e kaluar. Kjo u shty kur Sade u dërgua në ushtri.
Dasma, për kerr të nuses pati një tank, ndërsa kremtja u zhvillua në një hapësirë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Përpara shkuarjes në ushtri, çifti jetonte në Tel Aviv, ku Sade punonte në fushën e marketingut dhe Koresh ishte një ëmbëltore, raporton “The Telegraph”.