E rrallë, Edi Rama pajtohet për diçka me Kurtin, e shpreh publikisht – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rrallë, Edi Rama pajtohet për diçka me Kurtin, e shpreh publikisht

    Insajderi
    02 August 2022 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si rrallëherë është pajtuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me shtyerjen për 30 ditë të zbatimit të vendimit për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë.

    Rama pajtimin e tij e ka shprehur përmes një shpërndarjeje të postimit të Kurtit për shtyrjen e këtij vendimi në rrjetin social Twitter.

    “Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, thuhej në postimin e Kurtit, të cilin e bëri ‘retweet’ edhe kryeministri shqiptar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark