"E rrezikshme të mendosh që Kina mund të zëvendësojë SHBA-në si partner tregtar" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “E rrezikshme të mendosh që Kina mund të zëvendësojë SHBA-në si partner tregtar”

    Insajderi
    11 April 2025 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri francez François Bayrou thotë se është një ide “tmerrësisht e rrezikshme” të mendosh se Kina mund të zëvendësojë SHBA-në si një partner tregtar.

    Sipas mediave të huaja, ai gjithashtu u kërkon anëtarëve të Bashkimit Evropian që të qëndrojnë së bashku përballë pasigurisë nga tarifat e Trump.

    “Kur presidenti i Shteteve të Bashkuara rrit tarifat, është një tërmet, por kur presidenti i Shteteve të Bashkuara 48 orë më vonë i heq tarifat, është një tjetër tërmet”, thotë ai, shkruan A2 CNN.

    Ky është komenti i fundit nga Franca për tarifat, me presidentin francez Emmanuel Macron që më herët tha se pezullimi i pjesshëm i tyre për 90 ditë ishte një “derë e hapur” për negociatat me Amerikën.

    Kujtojmë se Trump vendosi tarifa ndaj shumë shteteve të botës rreth 10 ditë më parë, por i pezulloi ato për 90 ditë më pas, me përjashtim të Kinës, ndaj të cilave vendosi tarifa edhe më të larta. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark