“E shkela premtimin e familjes”, “Kush je ti me më dhanë shanse”, kriset raporti mes Gjestit e Xhenetës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “E shkela premtimin e familjes”, “Kush je ti me më dhanë shanse”, kriset raporti mes Gjestit e Xhenetës

    Insajderi
    02 January 2025 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vazhduar debati mes Gjestit, Xhenetës dhe Drenushës ku raporti mes çiftit duket se po përjeton një krizë të rëndë.

    Xheneta u shpreh se i ka ngrënë fjalët e saj dhe i dha shanse Gjestit, por ky i fundit i reagoi ashpër.

    “Ta dhash shansin dhe ti prapë i njëjti, i hëngra fjalët e mija ta dhashë shansin dhe ti prapë i njëjti je”, u shpreh Xheneta.

    Gjesti madje kritikoi ashpër Xhenetën duke i thënë se ‘kush je ti me më dhënë shanse mua?” teksa të njëjtën e akuzoi se gënjen gjithë kohën dhe s’ka mundësi të dalë mirë.

    “Pse po e përmend këtë shans, kush je ti me më dhënë shanse mua – lidhja është kur ne i japim shanse njëri-tjetrit. S’është e vërtetë – kush je ti me më dhënë shanse mua. Ti nuk je lidhja, i japim shanse njëri-tjetrit, sillesh keq, rrenë, flet gjëra të këqija e mos prit kurrë që me dalë mirë, as unë as askush që vepron si ti”, u shpreh Gjesti.

    Në debatin e tyre u përfshinë edhe Leo e Drenusha të cilët akuzuan Gjestin se shfrytëzon njerëzit që i rrinë afër.

    Por, për të parë të gjithë debatin mes tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark