Muhamed Çuni, nënkryetar i njërës nga degët të VV’së në Mitrovicë të Veriut, nga pozita e përkthyesit në pozitë udhëheqëse në MAPL. Ai për këtë është marrë në veri të Mitrovicës për t’ia “hijeshuar” një video propagandistike partisë që e shpërbleu me pozitë të lartë.
Faqja zyrtare e VV’së e ka publikuar një video ku Kurti shihet duke shtrënguar duart me të shpërblyerin Çuni. Ky i fundit e falënderon tejmase.
“Krejt kjo falë ndryshimeve që janë bë, falë qeverisë së juj. Ky është një falënderim sërish nga secili shqiptar. Jam mirënjohës sa s’ka më. Vetë fakti që këtë falënderim po ua bëj një pjesën veriore, nuk ka nevojë për ndonjë fjalë tjetër. Falëminderit shumë kryeministër”, thotë ndër të tjera ai.
Çuni, zyrtar për përkthime në divizionin për Arkivë, dokumentim dhe Përkthim në kuadër të departamentit për Financa dhe Shërbime të përgjithshme, ka kaluar këtë vit në pozitën e përhershme si Zyrtar për E-komuna në divizionin E-Komuna dhe Qytete Inteligjente në kuadër të departamentit për digjitalizimin e shërbimeve në komuna.
Çuni, madje mban në foto profili një ‘selfie’ me Kurtin. /Insajderi.org/