BE e shqetësuar për arrestimet dhe shkarkimet në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BE e shqetësuar për arrestimet dhe shkarkimet në Turqi

    Insajderi
    22 July 2016 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim” lidhur me arrestimet dhe shkarkimet e mijëra njerëzve në Turqi, të cilët janë të dyshuar për përfshirje në përpjekjen e dështuar për puç dhe ka kërkuar nga ky vend t’i respektoj të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

    “Ne po i ndjekim zhvillimet… nga afër me shqetësim”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe komisionarit për negociata për zgjerim, Johannes Hahn.

    Kjo thirrje u bë derisa zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar nga kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, gjatë një bisede telefonike, që të ndërmerren “hetime lidhur me autorët e puçit…në mënyra që e riforcojnë besimin publik në institucione demokratike dhe sundim të ligjit”./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark