Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Bertaud, tha sot se “nëse këto plane materializohen, atëherë ne duhet t’i shohim ato me shumë seriozitet”.
Policia e Austrisë tha se gjatë ditës së sotme ekipet e kanë filluar punën e themeleve të sallës së regjistrimit, barrierat dhe strukturat e tjera, në vendkalimin Brenner Pass.
Zëdhënësja Bertaud tha se ky vendkalim “është esencial për lirinë e lëvizjes brenda Bashkimit Evropian”.