E sulmonin gjyqësorin, VV-ja e dërgon në Komisionin e Venecias projektligjin që ua rrëzoi Kushtetuesja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E sulmonin gjyqësorin, VV-ja e dërgon në Komisionin e Venecias projektligjin që ua rrëzoi Kushtetuesja

    Insajderi
    30 July 2023 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dërguar në Komisionin e Venecias për vlerësim projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës me ndryshimet e bëra. I njëjti më herët u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, pas vlerësimit të ligjshmërisë së tij. Pas mos-kalimit të testit në Kushtetuese, ishte vetë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që iu sulej gjyqësorit.

    Kuvendi ka njoftuar për dorëzimin për opinion në Komisionin e Venecias projektlijgin për KPK-në, pas miratimit të tij nga ana e Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në përputhje me përgjegjësitë e tij kushtetuese, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dërguar për mendim në Komisionin e Venecias Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. I njëjti është proceduar në Kuvend ditë më parë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

    Sipas njoftimit, ky draft ka për qëllim “reformat e KPK-së”.

    Pas mos-kalimit të testit në Kushtetuese, ekzekutivi pati filluar fushatë linçuese ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e akuzonte Kushtetuesen për “interesa individuale”.

    “Është paradoksale se në pikën e parë të njoftimit, Kushtetuesja konstaton se përbërja aktuale e KPK-së është korporatiste, por në pikën e fundit thotë se nuk mund t’u ndërpritet mandati anëtarëve përmes shortit siç e kemi paraparë ne. Për Kushtetuesen më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së dhe jo i të gjithëve, por vetëm disa prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm, sesa ndalimi i korporatizmit në një institucion të rëndësishëm për qytetarët, për vetë sistemin e drejtësisë në përgjithësi”, thoshte ajo.

    Kushtetuesja kishte konstatuar se ligji në fjalë bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e nenin për Këshillin Prokurorial.Duke numëruar konstatimet për mospërputhshmëri me Kushtetutën, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka vendosur që “të shpallë të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin nr.08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark