"E takoja shpesh Papa Gjon Palin II, ka mundësi që të na njeh Vatikani, Kosovës duhet ti kthehet emri Dardani”, platforma me të cilën ka hyrë në garë ish-gazetari Engjëll Koliqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “E takoja shpesh Papa Gjon Palin II, ka mundësi që të na njeh Vatikani, Kosovës duhet ti kthehet emri Dardani”, platforma me të cilën ka hyrë në garë ish-gazetari Engjëll Koliqi

    Insajderi
    25 January 2025 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Engjëll Koliqi, kandidati i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), një ish-gazetar i Radio Vatikanit i ka hyrë garës për të marrë një ulëse në Kuvendin e Kosovës me një platformë që ai e ka quajtur “Kosova dje, sot e nesër”, të cilën e ka sqaruar në detaje në një intervistë dhënë Gazetës Insajderi.

    Ai ka folur edhe për jetën e tij, si i burgosur i regjimit komunist, pasi që ishte deklaruar haptazi si një anti-komunist, për përvojën e tij në radion e Selisë së Shenjtë.

    Ka rrëfyer për raportet që ka pasur me Papa Gjon Palin II, të cilin e ka përshkruar si një njeri që e ka dashur shumë kombin shqiptar.

    Ai në këtë rrëfim të gjatë ka shpjeguar se cila është mundësia që Vatikani, si njëri nga shtete me shumë ndikim në botë, ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi që Republikën e ka njohur tashmë Izraeli.

    Një nga nismat që thitë Koliqi që do ta bëjë në Kuvendin e Kosovës është edhe një rezolutë, që ai pret që të merr mbështetje, që sipas tij t’ia kthej Kosovës emrin e vërtetë- Dardani.

    Numri që ai mban, 103, në listën e AKK, është numri që ai e ka zgjedhur vetë. Tregon edhe arsyen pse e ka bërë këtë dhe cila është simbolika e këtij numri.

    Shiko intervistën e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark