“E takuam gjysmë ore para ngjarjes”, miqtë e 18-vjeçarit që u vra me thikë: I qëndronte larg sherrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E takuam gjysmë ore para ngjarjes”, miqtë e 18-vjeçarit që u vra me thikë: I qëndronte larg sherrit

    Insajderi
    01 April 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miqtë e Aureljo Dervishit e përshkruajnë një djalë të qetë që i qëndronte larg sherrit, 18-vjeçarin që mbeti i vrarë një natë më parë në Shkozë pas sherrit mes dy grupeve të rinjsh.

    Ata shprehen se e kishin takuar gjysmë ore para ngjarjes, ku ishte pasagjer në një makinë, ndërsa nuk e kishin vënë re se me kë ishte.

    “Aureljo ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë

    Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thanë për Top Channel miqtë e viktimës.

    18-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e gabuar, pasi nuk ishte ai shkaku i sherrit mes të rinjve një natë më parë.

    Viktima Aureljo Dervishi

    Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

    Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë me personin që kishte konflikt dhe një shokun e tij.

    Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht, kur nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.

    Mësohet se të arrestuarit të dyshuar si autorët e ngjarjes, janë Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç janë nga Farka.

    Dyshohet se ishte 15-vjeçari, njëri nga 4 të arrestuarit  që qëlloi me thikë viktimën. Sipas informacioneve, 16-vjeçarja, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me Aurelion që mbeti viktimë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark