×
  • Lajme
  • Lajme

    E tmerrshme: 40 qen torturohen të lidhur, pa ushqim dhe nën temperaturat -12 gradë

    Insajderi
    22 February 2021 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Keqtrajtimi i kafshëve vijon të jetë një problematikë e ndjeshme në vendin tonë.

    Kemi publikuar shumë raste nga vende të ndryshme të Shqipërisë, ku kafshët, trajtohen në mënyrë çnjerëzore: vriten, helmohen ose lihen pa ngrënë për disa ditë me radhë derisa të ngordhin. E tillë paraqitet situata edhe në Pogradec.

    Në një postim në Instagram, Arsalbania ka bërë me dije se Bashkia Pgradec ka punësuar njerëz vetëm për të kapur dhe transportuar qentë në një magazinë në periferi të qytetit.

    Qentë janë lënë më pas në kushte të tmerrshme derisa kanë ngordhur.

    Qentë mbahen të lidhur në ambinete të jashme, pa ushqim ndërsa temperaturat shkojnë -12 gradë Celsius.

    Edhe pas katër vitesh, situata paraqitet e njëjtë dhe Bashkia e Pogradecit ka përsëritur ngjarjen së fundmi, ku ka lidhur rreth 40 qen në trungjet e pemëve mes dëborës dhe acarit.

    Sipas Arsalbania, Bashkia Pogradec ka reaguar dhe ka thënë se s’ka gisht në këtë ngjarje dhe se përgjegjës është pikërisht personi i punësuar, i cili i torturonte qentë që kapte në qytet. Bashkia ka bërë një kallëzim anonim, pa emër dhe mbiemër për personin në fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark