E tmerrshme| Djali i vogël ia sheh sherrin TikTokerit i cili e postonte në emër të ndihmës, bullizohet e incizohet nga një grup të rinjsh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E tmerrshme| Djali i vogël ia sheh sherrin TikTokerit i cili e postonte në emër të ndihmës, bullizohet e incizohet nga një grup të rinjsh

    Insajderi
    16 August 2025 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej kohësh, aktori Flamur Aliji ka bërë viral në rrjet një të mitur i cili jeton në kushte të vështira në Prizren.

    Ai ka realizuar mbi 60 video me të të cilat kanë hapur diskutimin nëse është qëllim i pastër apo shfrytëzim për përfitime të tjera.

    Së fundmi, u bë virale një video e djaloshit të vogël ku ai shpreh dëshirën që në të ardhmen kur të rritet të bëhet polic.

    E duket se kjo video po shërben që djaloshi i vogël të bullizohet.

    Në një video, atij i kërkohet të rikrijojë reagimin (fatkeqësisht viral tashmë) kur ishte pyetur nga Flamuri se çka donte të bëhej.

    I lodhur nga bullizimet e vazhdueshme me gjasë për të njëjtën temë, ai shihet teksa kundërshton ata që po e filmojnë duke iu thënë: ‘Ikni, ikni’.

    Ky ngacmim ka ndodh në mes të qytetit.

    Por për shkak të ruajtjes së privatsisë së fëmijës, Insajderi nuk do ta publikoj atë video e cila fatkeqsisht po nxit edhe më shumë bullizëm nga djaloshit të vogël.

    Vlen të theksohet se edhe pse djali i publikuar në TokTok ishte i vogël në moshë, Aliji nuk e ka marrë aspak mundin t’ia ruaj identitetin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark