E tmerrshme| Djali rrah prindërit e vëllai sulmon vëllanë në dy raste të ndara në Deçan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E tmerrshme| Djali rrah prindërit e vëllai sulmon vëllanë në dy raste të ndara në Deçan

    Insajderi
    09 August 2025 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten në Deçan janë raportuar disa raste të dhunës në familje.

    Fillimisht u raportua se një person e kishte rrahur vëllanë e tij dhe pastaj ishte larguar.

    “Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

    një person dyshohet se, në gjendje të dehur, kishte rrahur prindërit e tij.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në Raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark