E tmerrshme, nëna shqiptare vret djalin e saj dy vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E tmerrshme, nëna shqiptare vret djalin e saj dy vjeçar

    Insajderi
    14 June 2022 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një lajm tronditës vjen nga Spanja, pasi një 32-vjeçare shqiptare ka vrarë fëmijën e saj dy vjeçar, ndërsa ka ushtruar dhunë dhe mbi binjakun e tij.

    Sipas mediave spanjolle ditën e shtunë shqiptarja ka telefonuar policinë duke thënë se në banesën e saj ndodhej pajetë djali i vogël, pasi kishte pësuar një goditje të rëndë pasi ishte rrëzuar.

    Menjëherë në banesën e saj në komunën e Bigastros ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë trupin e dy vjeçarit, por pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar.

    Ndërkohë që edhe në trupin e binjakut tjetër u gjendët shenja dhune. Menjëherë është vënë në pranga gruaja shqiptare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark