E tmerrshme: Numri i fëmijëve të vrarë në Gaza shkon mbi 4 mijë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    E tmerrshme: Numri i fëmijëve të vrarë në Gaza shkon mbi 4 mijë

    Insajderi
    07 November 2023 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi sot se 10,328 njerëz janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Mes viktimave, 4,237 ishin fëmijë dhe 2,741 gra, ndërsa 26,000 persona janë plagosur.

    Mes përkeqësimit të krizës humanitare në enklavën palestineze, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk filloi sot një vizitë pesë-ditore në Lindjen e Mesme për të diskutuar me zyrtarë qeveritarë dhe shoqërinë civile mbi abuzimet e të drejtave të njeriut ndërsa lufta përshkallëzohet.

    Pas një nate të bomdardimesh të Izraelit, forcat tokësore pretendojnë se kanë rrethuar pjesën veriore të Gazës dhe se po përgatiten për një sulm në një shkallë të plotë në qendër të qytetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark