Dje ishtë një ditë e rëndë për familjen Smakiqi nga fshati Abri i komunës së Skenderajt. Ai u nda nga jeta tragjikisht, pasi mori lëndime të rënda pas rrëzimit nga rimorkio e kamionetës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe, Safeti, familjar i të ndjerit, të cilët nuk kanë bërë të ditura ende detajet e ceremonisë mortore.
“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë që ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, djali ynë Ekrem Sherif Smakiqi. Për varrimin do të ju njoftojmë më kohë! E pikëllaur Familja Smakiqi!”, shkroi babai i Ekremit.
I ndjeri ka lënë pas vetes vajzën të porsalindur e cila është vetëm 5 javëshe”.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Policia është informuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas për një person pa shenja jete.
Viktima është një 25 vjeçar.
Rastin për e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha ajo.