E trishtë: Gjendet i vetëvrarë në banesën e tij një person në Suharekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E trishtë: Gjendet i vetëvrarë në banesën e tij një person në Suharekë

    Insajderi
    06 April 2025 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjendur pa shenja jete në banesën e tij në Suharekë mbrëmjen e së dielës.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se bëhet fjalë për vetvrasje.

    Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë . Policia me të arritur kanë marr informatën se behej fjal për Sh. M. ( 1983) , mashkull, I cili banon në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet I varur në banesën e tij në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.

    Policët hetues kanë shkuar në vendngjarje dhe po merren me rastin.

    Viktima, sipas raportimeve në media, ishte i angazhuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suahrekë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark