E trishtë: Ndërron jetë 19-vjeçari që u aksidentua në Dubravë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E trishtë: Ndërron jetë 19-vjeçari që u aksidentua në Dubravë

    Insajderi
    06 July 2025 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur i riu që ishte aksidentuar në fshatin Dubravë të Istogut më 29 qershor.

    Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    “Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarve me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në konfirmim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark