E trishtë: Vdes në moshën 19-vjeçare ish-futbollisti i Bayern Munich pas lëndimit në kokë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    E trishtë: Vdes në moshën 19-vjeçare ish-futbollisti i Bayern Munich pas lëndimit në kokë

    Insajderi
    20 March 2025 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli kinez Guo Jiaxuan u rrëzua pa ndjenja pas një incidenti gjatë një seance stërvitore në Madrid muajin e kaluar. Një lojë stërvitore ishte organizuar mes Shoqatës së Futbollit të Pekinit dhe skuadrës spanjolle RC Alcobendas.

    Pasi u përplas me një lojtar tjetër gjatë seancës stërvitore, 18-vjeçari Jiaxuan u dërgua me urgjencë në spital për trajtim të menjëhershëm, përpara se të kthehej në Kinë shtatë ditë më vonë. Ai u shtrua në Spitalin Tiantan dhe u mbajt në një makineri asistuese për jetën, raportojnë mediat e huaja, përcjell Insajderi.

    Jiaxuan, i cili kishte luajtur për skuadrën e Superligës kineze Beijing Guoan që kur ishte 13 vjeç, kishte qenë pjesë e skuadrës botërore të Bayern Munich dhe përfaqësonte vendin e tij në grupmoshat 17-vjeçare.

    Teksa ishte në spital, mjekët deklaruan se futbollistit i kishte vdekur truri, por që e mbajtën në makineri.

    Lidhur me vdekjen e Jiaxuan ka reaguar edhe klubi i Bayern Munich.

    FC Bayern është në zi për ndarjen nga jeta të Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës botërore, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, në Kinë. Ai pësoi dëmtim të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Ngushëllimet e klubit janë për familjen dhe miqtë e tij.

    Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës botërore të FC Bayern më 2023-ën, e cila u jep lojtarëve të talentuar nga e gjithë bota mundësinë për t’u shfaqur për futbollin profesionist. Jiaxuan gjithashtu përfaqësoi Kinën në nivelin e të rinjve“, thuhe në reagimin e ekipit bavarez. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark