E trishtë: Vëllai 15-vjeçar që u plagos dje bart kufomën e motrës së tij që u vra në Ferizaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E trishtë: Vëllai 15-vjeçar që u plagos dje bart kufomën e motrës së tij që u vra në Ferizaj

    Insajderi
    13 April 2024 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi po qëndron në varrimin e së ndjerës që u vra me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj nga bashkëshorti ditën e shtunë.

    Varrimi po bëhet me kohën e ikindisë, ku përveç familjarëve janë parë prezent edhe kryetari i komunës, Agim Aliu.

    Insajderi ka siguruar fotografi nga varrimi, ku duke bartur kufomën e motrës së tij të ndjerë është parë vëllai 15-vjeçar, i cili përfundoi i plagosur dje nga incidenti në Qendrën për Punë Sociale.

    Me dorën e plagosur lidhur, ai me familjarë të tjerë u panë duke bartur tashmë të ndjerën për në banesën e fundit.

    Pamje nga varrimi:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark