×
  • Lajme
  • Lajme

    E turpshme: Biznesmeni shqiptar godet gruan me shqelma dhe grushte para spitalit

    Insajderi
    27 February 2021 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje aspak e hijshme raportohet të ketë ndodhur në Spitalin e Fierit.

    Një burrë ka goditur me shkelma dhe grushte një qytetare pas një debati verbal.

    Në pamjet e publikuara shfaqet edhe një grua tjetër që përpiqet të qetësojë situatën pas dhunës.

    Sipas mediave në Shqipëri, policia shkoi në shtëpinë e të dyshuarit për ta arrestuar pas videos, por nuk e gjetën.

    Pas ngjarjes, Fatmir Osmani është shpallur në kërkim nga policia. Osmani njihet si biznesmen me disa aktivitete në qytetin e Fierit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark