E var veten një person në Vushtrri, Insajderi sjell detaje - Insajderi
×
Aktuale

E var veten një person në Vushtrri, Insajderi sjell detaje

Insajderi
21 April 2022 - 21:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Një person i moshës 85-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri, transmeton Insajderi.

Atë e kanë gjetur pa shenja jetë familjarët të cilët menjëherë e kanë thirrur policinë.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 85 vjeçar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti./Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark