E veja e Muhammad Ali dhe dy ish-gratë së bashku në varrimin me rite islame - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E veja e Muhammad Ali dhe dy ish-gratë së bashku në varrimin me rite islame

    Insajderi
    09 June 2016 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja e boksierit legjendar të Muhammad Ali dhe mijëra qytetarë të tjerë janë bërë bashkë në ceremoninë mortore me rite islame të mbajtur në Sallën e Lirisë në Kentucky, kur të enjten është kujtuar jeta e Ali.

    ali1

    Më shumë se 14 mijë persona kanë marrë pjesë në varrimin e boksierit që vdiq të premten në moshën 74 vjeçare.

    E veja e tij dhe gruaja e katërt, Lonnie, vajzat, Lila dhe Hana bashkë me mbesën e Sydney, janë fotografuar te pikëlluara në ceremoninë e nderimit të boksierit të konvertuar në islam.

    ali4

    Gjithashtu, edhe gruaja e dytë e Ali, Khalialah Camacho-Ali dhe gruaja e tretë, Veronina Porche-Ali, me të cilat boksieri ishte i martuar ishin në këtë ceremoni. Gruaja e para e Muhammad Ali, Sonji Roi, ka vdekur në vitin 2005.

    ali2

    Myslimanët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme për ti dhënë lamtumirën e fundit idollit të tyre./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark