
Ishulli i Sazanit në Shqipëri, i njohur për bukuritë natyrore dhe historinë ushtarake, ka tërhequr vëmendjen e vajzës dhe dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump dhe Jared Kushner.
Çifti thuhet se ka planifikuar ta shndërrojë këtë ishull në një resort luksoz, me një investim prej rreth një miliard eurosh.
Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, avokati nga Shqipëria, Erdis Doraci, ka sqaruar se lajmet për blerjen e ishullit janë interpretuar gabimisht.
Ai tha se nuk bëhet fjalë për blerje, por për një investim të madh strategjik.
“Ky ishull jepet me koncesione investitorëve strategjikë, dhe kjo praktikë është përdorur edhe me investitorët e tjerë, si brenda dhe jashtë Shqipërisë”, tha Doraci.
Ai shtoi se përveç familjes Trump, në projekt do të përfshihen edhe investitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.