Të premtën e 13 majit, do të nisë edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip.
Rreth 30 shkrimtar e operator kuluturorë nga vende të ndryshme të Europës do të jenë të përfshirë në leximet dhe diskutimet që do të organizohen përgjatë tri netëve të festivalit, respektivisht, të premten, të shtunën dhe të dielen në Qendrën Multimedia.
Sipas një komunikate për media, festivali do të hapet nga Xhevahir Spahiu. Veç tij, në natën e parë do të lexojnë edhe Viveka Sjögren nga Suedia, Rosa Pock nga Austria, Flutura Açka nga Shqipëria, Bojan Babić nga Serbia, Donika Dabishevci nga Kosova dhe Mehmet Yashin nga Qipro.
“Tema e sivjetme e festivalitkatitullin ‘Letërsia në shkretëtirën e së vërtetës: si mund të flasim për momentin bashkëkohor’ dhe ajo adreson ‘krizën’ aktuale me refugjatënëEuropë”, thuhet në komunikatë.
Veç leximeve në tri netët e festivalit, do të mbahen edhe katër panele, njëri prej të cilëve, që mbahet të dielën, merret me letërsinë e të “papërshtatshmëve politikisht” të viteve të 80-ta në Kosovë.
Në këtë diskutim, gratë, ish të burgosura politike, pjesëtare të lëvizjeve ilegale, lexojnë poezitë, memoaret dhe tregimet e tyre mbi letërsinë e burgut. Ky panel do të modelohet nga Eli Krasniqi.
Në tri netët e festivalit, veç leximeve, do të ketë edhe muzikë. Natën e parë (të premten), do të performojë grupimuzikor nga Serbia, Ah Ahilej, natën e dytë (të shtunën), grupi nga Zvicra Martin Bieri and Fitzgerald & Rimini, kurse natën e tretë (e diel), në mbyllje të festivalit do të performojnë Bajram Kafu Kinolli & Faruk Banjska.
Festivali i sivjetshëm financohet nga Allianz Kulturstiftung, Goethe Institute, Ambasada Austriake në Prishtinë, Pro Helvetia, Traduki, Instituti Suedez, KFOS dhe Ambasada Suedeze në Prishtinë./Insajderi.com