
Sindi Loci, e njohur për publikun si “e virgjëra e Për’puthen”, ka kohë që është angazhuar në palestër dhe tashmë ka perfeksionuar linjat trupore, duke u shndërruar në një nga femrat më të komentuara në rrjetet sociale.
Në një pyetësor të hapur në Instastory, Sindi ka komunikuar me ndjekësit e saj, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta që mori.
Një ndër to kishte të bënte me mundësinë e pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Big Brother”. Ajo u përgjigj shkurt, duke thënë: “Jo, për momentin nuk mendoj të hyj në Big…”.
Sindi shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj dhe stërvitjet në palestër, duke marrë vëmendje të madhe nga fansat për transformimin e saj fizik.