×
  • Lajme
  • Lajme

    E vrau burri me thikë, kjo është gruaja që humbi jetën ‘në lule të rinisë’ në Fier

    Insajderi
    18 March 2021 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FIER- Irvana Hyka, 28 vjeç, u vra mbrëmë nga bashkëshorti i saj në banesën ku jetonte në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

    Autori i këtij krimi të rëndë është Demokrat Medinaj, 29 vjeç i cili është larguar në drejtim ende të paditur ndërsa po punohet për kapjen e tij. Çifti ka dy fëmijë të mitur, ndërsa autori dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

    Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi. Kur ambulanca ka mbërritur ka gjetur gruan e shtrirë në tokë me plagë dhe pa jetë.

    Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kanë njoftuar policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin e krimit me të cilin kishte goditur gruan. Thika është lënë në vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. /Top Channel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark