E vrau dhe ia dogji trupin një personi në Krujë, Agron Tufa ekstradohet nga Italia në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E vrau dhe ia dogji trupin një personi në Krujë, Agron Tufa ekstradohet nga Italia në Shqipëri

    Insajderi
    15 September 2024 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim për vrasje me dashje, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri.

    52-vjeçari nga Nikla e Krujës u arrestua në Bari në janar të këtij viti gjatë një operacioni të përbashkët policor të quajtur “Informacioni”. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krujës e kishte dënuar në vitin 2021 për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe për mbajtje të paligjshme të armëve.

    Agron Tufa, së bashku me Hysni Ramën, kishte vrarë me armë zjarri në Nikël, Krujë, Klejdi Hysën dhe më pas e kishte djegur trupin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark