E zbuloi era e keqe nga apartamenti: Vajza mbante trupin e pajetë të nënës së saj mes plehrave të shtëpisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    E zbuloi era e keqe nga apartamenti: Vajza mbante trupin e pajetë të nënës së saj mes plehrave të shtëpisë

    Insajderi
    10 June 2022 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një episod i rëndë ndodhi në lagjen San Lorenzo në Romë: disa njerëz njoftuan karabinierët për një erë të fortë që vinte nga një prej shtëpive në lagje. Me të mbërritur në vend, efektivët bënë një zbulim makabër: në korridor, mes mbeturinave, gjetën trupin e një gruaje 80-vjeçare. E bija, një 43-vjeçare me probleme mendore, kishte lënë trupin e të moshuarës në shtëpi.

    Fillimisht, 43-vjeçarja nuk donte t’i linte oficerët në shtëpinë e saj dhe vetëm pas një negociate të gjatë arritën ta bindin që t’i linte të kalonin. Pasi hynë në shtëpi, karabinierët gjetën kufomën e gruas së moshuar, nënës së gruas që u hapi derën, të shtrirë në korridor në mes të mbeturinave: sipas gjendjes së dekompozimit në të cilën ndodhej, vdekja e 80-vjeçares ka ndodhur kohë më parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark