×
  • Lajme
  • Lajme

    E zuri rryma teksa punonte, vdes 34-vjeçari në Prizren

    Insajderi
    13 October 2024 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i moshës 34 vjeçare ka vdekur në Prizren si pasojë e kontaktit me rrymën.

    Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. I njëjti ka bërë të ditur se viktima është nga Seniku i Malishevës.

    Sipas Bytyqit, viktima u dërgua në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

    “Me datën 12.10.2024, rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.M. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrulla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike”, ka thënë Bytyqi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark