E zuri rryma, vdes 11 vjeçarja nga Tirana - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E zuri rryma, vdes 11 vjeçarja nga Tirana

    Insajderi
    03 July 2022 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 11-vjeçare ka vdekur këtë të diel, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

    E mitura është dërguar në spitalin e Traumës, ku më pas nuk ka mundur të mbijetojë.

    “Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë”, sipas policisë.

    Nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, shkruan TCh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark