Easyjet devijon fluturimin pas “bisedës terroriste” në bord – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Easyjet devijon fluturimin pas “bisedës terroriste” në bord

    Insajderi
    11 June 2017 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aeroplan që udhëtonte nga Sllovenia në Mbretërinë e Bashkuar, bëri ulje të paplanifikuar, pasi piloti u alarmua për një “bisedë të dyshimtë” me “përmbajtje terroriste”.

    Tre burra u arrestuan pasi fluturimi i kompanisë Easyjet, nga Lubjana në Stansted, ka devijuar në aeroportin e Këlnit në Gjermani, të shtunën pasdite.

    Të 151 pasagjerët në bord janë evakuuar dhe fluturimet janë pezulluar për tri orë.

    Një çantë që u përkiste tre të dyshuarve u hodh në erë nga policia.

    Policia e Këlnit tha se pasagjerët e tjerë e kanë njoftuar ekuipazhin për bisedën midis tre burrave.

    Policia tha se biseda ka pasur “përmbajtje terroriste” por nuk dha më shumë detaje, njofton rel.

    Easyjet tha se kapiteni ka marrë vendimin për të ateruar në aeroportin e Këlnit si masë paraprake për sigurinë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark