×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    EC MA NDRYSHE: Legalizimi i dështuar i ndërtimeve pa leje

    Insajderi
    11 July 2016 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje që ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2014 nuk ka arritur që të përmbush qëllimin e vet. Kësisoj procesi i nisur dy vjet më parë për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë ka dështuar.

    Të dhënat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht raporti nga Komunat për fazën e parë të Regjistrit si dhe fazën e dytë të aplikimit për legalizim (Kategoria I, II dhe III e ndërtimeve) tregojnë se janë regjistruar afër 353 mijë ndërtime pa leje, ndërkohë që janë vetëm afër 8 mijë e 500 aplikime për legalizim (duke përfshirë këtu 6 mijë aplikime nga procesi i vitit 2010 në Komunën e Prishtinës).

    Valon Xhabali nga organizata joqeveritare ‘Ec Ma Ndryshe’, ka thënë se, sipas Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, qytetarët kanë pasur 6 muaj afat që t’i dorëzojnë aplikimet për legalizim. Ai ka thënë se periudha e aplikimit pati përfunduar më 16 mars 2016, ndërkohë legalizimi parashihej të përmbyllej në vitin 2017.

    Në bazë të raportit të sipërpërmendur, ai shton se në Komunën e Prishtinës janë regjistruar mbi 46 mijë ndërtime pa leje dhe janë mbi 6 mbi 600 aplikime për legalizim (me mbi 6 mijë aplikime të vitit 2010); në Komunën e Prizrenit janë regjistruar afër 28 mijë ndërtime pa leje dhe janë vetëm 72 aplikime për legalizim; në Komunën e Ferizajt janë regjistruar afër 33 mijë ndërtime pa leje dhe janë mbi 260 aplikime për legalizim; në Komunën e Gjakovës janë regjistruar 8 mijë e 500 ndërtime pa leje dhe janë mbi 190 aplikime për legalizim; në Komunën e Gjilanit janë regjistruar mbi 32 mijë ndërtime pa leje dhe janë mbi 190 aplikime për legalizim; në Komunën e Mitrovicës së Jugut janë regjistruar mbi 8 mijë ndërtime pa leje dhe janë rreth 40 aplikime për legalizim; ndërkaq në Komunën e Pejës janë regjistruar 13 mijë e 500 ndërtime pa leje dhe janë mbi 110 aplikime për legalizim.

    Sipas kësaj organizate, këto të dhëna, qartazi çojnë kah përfundimi se procesi aktual i legalizimit të ndërtimeve pa leje nuk ka sjellë rezultatet e pritura. EC Ma Ndryshe konsideron se nisja e këtij procesi pa një hulumtim të mirëfilltë paraprak, pa përfshirjen e akterëve të duhur dhe pa transparencë të plotë e sqarimet e duhura ka sjellë me vete edhe dështimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark