Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, nuk është marrë fare me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti nga një tubim zgjedhor në Mitrovicë.
“Rilindasi ynë i madh nga rilindasit e fundit, Faik Konica, ka thënë një shprehje lapidare. I ka shumë të tilla, por unë përzgjodha njërën sonte. Po e citoj: Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e muhamedanë. Por ndahen në dy anë. Ana e kombëtarëve dhe ana e zuzarëve. Ne jemi nga ana e kombëtarëve”, ishte deklarata e Kurtit.
LEXO EDHE:
Kjo deklaratë iu shfaq Hamzës në ‘Debat Plus’ të RTV Dukagjinit, mirëpo ky i fundit tha se dëshiron të jetë tepër i kujdesshëm në fjalor kur flet.
“Nuk e di nga kush se jam në fushatë. Por unë po du me të thanë kësisoji. Unë jam prind dhe kam ushtru shumë funksione publike. Unë disa vite kam punu edhe si profesor dhe gjatë angazhimit tim politik kam me qenë tepër i kujdesshëm në zgjedhjen e fjalorit me të cilin unë flas. Gjuha shqipe fatbardhësisht është mjaftueshëm e pasur me fjalë… Kështu që ecim tutje”, tha ai.