Edhe pa u vendosur firma marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, shkruan Insajderi.
Obligimet që kanë ndërmarrë palët në Bruksel dhe Ohër janë pjesë bërë pjesë e procesit të integrimit evropian për palët, theksoi ambasadori.
Ndërkaq, sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Hill tha se themelimi i tij “është bërë urgjent”, siç e citoi Danas.
“Për nga vështrimi i publikut serb, është tejet me rëndësi që organizatat ndërkombëtare çfare është Bashkimi Evorpian të garantojnë implementimin e marrëveshjes”.
Hill rikujtoi se përgjatë karrierës së tij prej diplomati ka parë marrëveshje të cilat janë bërë edhe pa u firmosur si të tilla. “Edi që për këtë debatohet shumë, por s’ka rëndësi”, tha ai./Insajderi/