12 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se 21 persona janë konfirmuar gjatë kësaj periudhe.
Në njoftim bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë gjithsej 184 raste aktive.
Sot më 13 mars janë bërë tri vjet që kur pandemia COVID-19, arriti në Kosovë.
Atëkohë u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus, një 20-vjeçare, shtetase italiane e angazhuar me punë në Klinë dhe një 77-vjeçar nga Vitia.
Pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19, vendi u mbyll dhe qytetarët u përballën me karantinimin.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë mbi 3 mijë e 211 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus, ndërkaq janë infektuar 273 mijë e 410 të tjerë.