Afro 2,400 raste të reja me Covid në Kosovë, shkon mbi 35 mijë numri i rasteve aktive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Afro 2,400 raste të reja me Covid në Kosovë, shkon mbi 35 mijë numri i rasteve aktive

    Insajderi
    30 January 2022 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282.

    Në total numri i rasteve aktive është 35.051.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.

    Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark