Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të kuvendit, në të cilën presidentja Vjosa Osmani pritet të bëjë adresimin vjetor të saj.
“AAK nuk do të marr pjesë”, tha zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli për Insajderin.
Më herët, edhe Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, ngase e njëjta ka vazhduar të sillet me mospërmbushje shqetësuese të rolit dhe funksionit të saj kushtetues”, thuhet në njoftimin zyrtar të PDK-së.