Edhe ambasadori i Gjermanisë i del në mbështetje Borrellit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe ambasadori i Gjermanisë i del në mbështetje Borrellit

    Insajderi
    21 November 2022 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Takimi reth 8 orësh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje. Borrell tha se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.

    Këtë “sinjali politik tejet negativ” e ka rishpërndarë në formë miratimi në llogarinë e tij në Twitter “ edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    Rhode nuk ka shtuar ndonjë koment të tij, por me rishpëndarje konfirmon se ndan të njëjtin mendim.

    “Do t’i informojë shtetet anëtare të BE’së, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë për obligimet e tyre ligjore ndërkombëtare, dhe kjo shkon në veçanti për Kosovën. Kjo dërgon mesazh politik tejet negativ”, ka thënë Borrell, deklaratë kjo e publikuar nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano dhe e rishpërndarë nga Rohde.

    rohde


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark