Edhe Apeli e refuzon kërkesën e Veselit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Apeli e refuzon kërkesën e Veselit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm

    Insajderi
    15 August 2025 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhoma e Apelit pranë Gjykatës Speciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë, i cili ua mohoi lirimin e përkohshëm. Kjo kërkesë ishte bërë pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Prokuroria e Specializuar.

    Më 13 maj 2025, Gjykata Themelore e kishte refuzuar kërkesën për lirim, duke vlerësuar se kushtet nuk ishin plotësuar. Treshja e ish-krerëve të UÇK-së e kishte apeluar këtë vendim dhe, në pritje të vendimit të Apelit, kishin hequr dorë përkohësisht nga e drejta për shqyrtim të rregullt dy-mujor të paraburgimit.

    Ndërkohë, Hashim Thaçi nuk ka dorëzuar një kërkesë të ngjashme për lirim të përkohshëm, pasi ndaj tij është në zhvillim edhe një procedurë tjetër gjyqësore, që lidhet me akuzat për tentim-pengim të drejtësisë., raporton Klani, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark